BDI si parti politike shqiptare me më shumë jetëgjatësi politike në pushtet, skandalet e vazhdueshme gjithnjë e më tepër marrin hov. BDI edhe kur është në pushtet sillet si në opozitë, pasi I mungojnë vizionet dhe qëllimet në politikë. Përkundër dështimeve, deputeti I BDI-së Branko Manajllovski ka kërkuar me ngulm legalizimin e martesave të të njëjtit gjini, për të cilën ka arsyetuar kërkesën e tij si deputet në Komisionin Politik se legalizimi i martesave mes homoseksualëve paraqet të drejtë themelore të njeriut. Mirëpo, deputeti I BDI-së Manajllovski harron se traditat e një shoqërie shqiptare nuk përkojnë me martesat e homoseksualëve, por të martesave hetereseksuale, ku dhe krijohet familja. BDI në vend që të interesohet për avancimin e Ligjit të gjuhëve dhe ligjeve prioritare për qytetarët, ky subjekt politik përmes zyrtarëve të saj hapin çështje dytësore që nuk përbëjnë interes të nevojshëm.

Në anën tjetër, Aleanca për Shqiptarët është e vendosur që të realizojë avancimin e Ligjit të gjuhëve dhe çdo ligj tjetër që është në dobi dhe interes të qytetarëve, por se reformat në një shtet realizohen duke përmirësuar standardin jetësor apo mirëqenien ekonomike dhe sigurinë e çdo qytetari. Andaj, me rëndësi jetike për vendin janë ligjet të cilët janë në dobi të qytetarëve, jo dhe çështjet që hermetizojnë traditat dhe vlerat e shoqërisë në vend e më gjerë.

Prandaj, si Aleanca për Shqiptarët që është Jo politikave të BDI-së, ashtu edhe qytetari shqiptar që është për familjen tradicionale duhet t’i thotë JO politikave të BDI-së përmes vullnetit të tyre politik, pasi ata dëmtojnë imazhin dhe vlerën e kësaj familje me traditë./fol.mk