Në bazë të deklaratës publike të Lëvizjes BESA, u kuptua se lideri i saj z.Billall Kasami sërisht nuk do i përgjigjet ftesës së Tryezës së përbashkët të partive politike e ftuar nga Lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

 

Kjo ndodh për të disatën herë. Disa muaj më parë Lëvizja BESA e refuzoi ftesën e Aleancës për Shqiptarët dhe të Kryetarit të LR PDSH z. Ziadin Selës.

Lëvizja BESA vazhdimisht po ik tryezës së përbashkët e cila është pjesa më e rëndësishme e Deklaratës së përbashkët e nënshkruar edhe nga Lëvizja BESA, e cila shpeshherë po e keqpërdor politikisht, duke i akuzuar subjektet politike shqiptare se paskan hequr nga Deklarata e përbashkët.

Është dëshpruese edhe për vetë votuesit e BESËS qe subjekti për herë të tretë e refuzon takimin me subjektet politike shqiptare sidomos kësaj herë duke hequr dorë nga ipresioni politik shqiptar qe ligji i Gjuhës shqipe të votohet në 100 ditëshin e pare te qeverisjes.

 

Shqiptarët i kanë te fresketa fotot qe këtyre diteve Bilall Kasami ju përgjigj ftesës së Kryetarit të Bashkësisë Islame të RM, Sulejman Rexhepi, ku së bashku me liderin e BDI Ali Ahmetit e shijuan bakllavanë e shishme të Fitër Bajramit. Fol.mk