16.012 personave të papunë shfrytëzues të kompensimit monetar dhe të falimentuarve u janë paguar 156.649.277 denarë për muajin maj, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencisë për Punësim.

Kompensimi monetar paguhet në pajtim me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësimit dhe Ligjit për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominante të shtetit.

“Me plotësimet e fundit të rregullativës, punëtorët të cilët për shkak të koronavirusit kanë mbetur pa punë në periudhën nga 11 marsi deri në 30 prill, mbi bazë të marrëveshjes së nënshkruar, largim nga puna apo deklaratë personale, pavarësisht nga koha e kaluar në marrëdhënie pune, munden shpejt të vijnë në ndihmë që më lehtë ta kalojnë periudhën e papunësisë. Që të marrë kompensim monetar në kohëzgjatje prej dy muajve, personi i papunë duhet të dorëzojë kërkesë deri te qendra kompetente për punësim në Agjencinë për Punësim”, qëndron në kumtesë.

Nga MPPS theksojnë se me përshtatjen e rregullativës së kushteve të reja për shkak të koronavirusit, Minsitria dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut u përgjigjen nevojave reale për personat të cilët kanë mbetur pa punë dhe sigurojnë qasje të shpejtë dhe të lehtë deri te sigurimi material.