Ylli i Manchester Cityt, Rodri, pati një zgjedhje befasuese kur u pyet se kush besonte se ishte ‘më i madhi i të gjitha kohërave’, pasi ai shpërfilli Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Rodri vazhdoi dy vitet e tij fantastike gjatë verës, teksa luajti një rol jetik që Spanja të bëhej kampione e Evropës në Euro 2024 në Gjermani.
Pavarësisht një turneu të jashtëzakonshëm, Rodri u largua në pjesën e parë të finales me një dëmtim i cili mbeti i pazgjidhur me 28-vjeçarin që nuk komunikoi me ekipin mjekësor të Cityt gjatë verës.
Kjo çoi në mungesën e spanjollit në skuadrën e Cityt për ndeshjen hapëse në Ligën Premier.
Pavarësisht se ishte lënë jashtë skuadrës së Cityt, nuk kishte asnjë shans që Rodri të mbetej jashtë ‘Skuadrës së Vitit’ të PFA, me çmimet vjetore të PFA që u ndanë në Mançester të martën mbrëma.
Rodri u zgjodh së bashku me shokët e skuadrës, Phil Foden, Erling Haaland dhe Kyle Walker në ekipin e më të mirëve.
Megjithatë, në ceremoni, Rodrit iu drejtua një sërë pyetjesh, duke përfshirë se kush mendonte se ishte “GOAT”, dhe është e drejtë të thuhet se ai mund të ketë qenë personi i parë që ka zgjedhur ndonjëherë këtë lojtar të veçantë.
Kur u pyet, Rodri u përgjigj ‘Kevin De Bruyne’ pa belbëzim, duke shpërfillur plotësisht Ronaldon dhe Messin, pavarësisht se luajti kundër të dyve.
Rodri plays football word association and of course he picks a team-mate for GOAT at the end ? @PFA pic.twitter.com/u4U7ZrjAxj
— GOAL (@goal) August 20, 2024
Përgjigjet e plota të Rodrit për Goal:
Golashënuesi më i mirë: Erling Haaland
Më i nënvlerësuari: Ilkay Gundogan
Më i shpejti: Jeremy Doku
Shoku më i mirë në futboll: Koke
Lojtari më i frikshëm: Erling Haaland
Më potenciali: Oscar Bobb
Lojtari i ndeshjeve të mëdha: Rodri
Më dribluesi: Riyad Mahrez
Më i miri i të gjitha kohërave: Kevin De Bruyne