Qeveria e Maqedonisë dje në seancë vendosi të ndajë 6 milionë denarë ose 100,000 mijë euro ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar në Shqipëri në përmbytjet që ndodhën muajin e kaluar,përcjell Fol.

Në sesionin e mëparshëm, qeveria vendosi të dërgonte ndihma humanitare në Shqipëri.

Një person humbi jetën në përmbytje dhe mijëra shtëpi u shkatërruan. Nën ujë kishte dhjetë mijë hektarë tokë bujqësore./Fol.mk