Në reagimin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup bëhet e ditur se Prokuroria e Shkupit dhe e Velesit kanë ndërmarra masa intesvive për zbardhjen e rastit.

Prokuroria Publike siç thuhet në njoftim veçmë ka formuar lëndë pas njoftimit që ka marrë nga ministria e Punëve të brendshme. Janë thirrur dhe janë dëgjuar më shumë persona të cilët mund të ndihmojnë në zbardhjen e fakteve dhe përgjegjësisë penale. Poashtu në reagim thuhet se Prokuroria ka dorëzuar kërkesë me shkrim deri në ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale me qëllim të grumbullimit të të dhënave të nevojshme.

Po ashtu në Prokurorinë publike themelore është hapur lëndë edhe pas padisë së ngritur nga ana e prindërve të vajzës kundër personave të punësuar në Qendrën e Strehimit. Gjatë ditës së djeshme në Prokurorinë Themelore Publike ka mbërritur padi penale edhe kundër një personit konkret, pa saktësuar identitetin e tij.