Gjykimi për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale Publike për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës nga 12 prilli i vitit 2012 vazhdoi sot me marrjen në pyetje të dëshmitarit të fshehtë, në kuadër të procedurës dëshmuese.

Fejzi Aziri, njëri prej të akuzuarve, i shtroi disa pyetje dëshmitarit të fshehtë të cilat kishin të bëjnë me kohën në të cilën, siç pohoi dëshmitari, e ka vërejtur Azirin në vendin e krimit.

Pastaj, Aziri u përqendrua në përgjigjet e dëshmitarit të mbrojtjes nga dëgjimet paraprake, me çka konstatoi se dëshmitari i fshehtë për herë të parë sot ka theksuar se përveç asaj që ka parë trupa, për të cilat nuk ka dhënë më shumë detaje, ka dëgjuar edhe të shtëna tek Liqeni i Smilkovës në ditën e ngjarjes.

Prokurorja Fatime Fetai theksoi se dëshmitarit të fshehtë paraprakisht nuk i është shtruar pyetje konkrete lidhur me dëshminë për të shtënat.

Gjykata i shtroi disa pyetje dëshmitarit për dy automjetet, të cilat, sipas pohimit të tij, ai i ka vërejtur, përveç automjetit “Golf 3”, në vendin e ngjarjes në ditën e vrasjes së pesëfishtë, si dhe detaje nga rrethanat nga Liqeni i Smilkovës në atë periudhë.

Marrja në pyetje e dëshmitarit të fshehtë përfundoi, ndërsa gjykatësi Ognen Stavrev theksoi se në margjinat e procedurës dëshmuese vijuese do të jetë inspektimi i automjetit “Golf 3”, për çka Fetai rekomandoi opinioni të jetë i përfshirë.

Avokati i mbrojtjes Naser Raufi theksoi se ekzistojnë indikacione me të cilat konfirmohet se dëshmitari i rrezikuar është “dëshmitar i rrejshëm”.

“Ky dëshmitar është i rremë, definitivisht kjo u dëshmua edhe sot, këtë e pohoj edhe nga arsyet që ka një sasi të madhe të dallimeve në shprehjet e tij, ai tani më për të tetën herë vjen këtu”, theksoi Raufi.

Për rastin akuzohen Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, si dhe Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq për të cilët është kërkuar ekstradim nga Kosova.