Mbrëmë ka përfunduar rikonstruimi i bulevardit “Krste Misirkov” në Bit Pazar, njofto Komuna e Çairit, shkruan Portalb.mk

“Në orët e vona të mbrëmjes ka përfunduar rikonstruimi i njërës anë të bulevardit “Krste Misirkov” në Bit Pazar. Shprehim faleminderimin tonë ndaj Qytetit të Shkupit dhe mirënjohje për punën e palodhshme të Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe Rrugicat” që respektuan kërkesën e Komunës së Çairit dhe qytetarëve të saj dhe në kohë shumë të shpejt u përkujdesën për sanimin e tërësishëm të kësaj pjese të bulevardit duke përfshirë edhe shenjëzimin e saj”, thuhet në kumtesën e Komunës së Çairit.

Komuna lut qytetarët të kenë durim deri në rikonstruimin e pjesës së mbetur të bulevardit.