Pas 3 orësh mbledhje me dyer të mbyllura ka përfunduar disa minuta më parë seanca e Këshillit të Mandateve e cila ka vendosur për fatin e ish-ministrit Tahirit, për heqjen ose jo të imunitetit të tij.

Në Kuvend do të shkojnë dy raporte: Socialistët do të kërkojnë që Tahiri të hetohet dhe ndaj tij të ketë dhe kontroll banese, por jo ti hiqet imuniteti dhe jo të arrestohet.

Ndërsa përfaqësuesit e opozitës do të shkojnë në Kuvend, me propozimin e Prokurorisë së krimeve të rënda, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Tahirit.

Do të jetë seanca parlamentare e ditës së mërkurë që do vendosë për fatin e Saimir Tahirit dhe votat e deputetëve të cilët do të ndajnë nëse Tahiri do arrestohet apo thjesht do hetohet.