Ka përfunduar protesta e organizuar nga iniciativa qytetare “Për Maqedoinë e përbashkët”, ku sipas mediave në gjuhën maqedone kishte disa mijëra qytetarë,të cilët ishin tubuar në shenjë revolte për të parandaluar formimin e qeverisë së LSDM-së me partitë shqiptare.

Sipas organizatorëve, qëllimi i kësaj proteste të qetë, është  parandalimi i formimit të qeverisë e cila do të pranonte të gjitha kërkesat e shqiptarëve, me një theks të veçantë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Ata kërkuan nga të gjithë partitë politike në vend që të respektohet kushtetuta e Maqedonisë dhe të zotohen para popullit se nuk do ta ndryshojnë emrin i cili është edhe thelbi i këtij shteti. Në këtë protesë nuk kanë munguar edhe thirrjet antishqipare .

Në këtë protestë ka pasur edhe emra të njohur për opinionim maqedonas si aktori  Vllado Jovanovski, gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas etj.

Nga kjo iniciativë është paralajmëruar se edhe nësër do të protestohet duke filluar nga ora 17:00.

 Image