Nuk rreshtin reagimet e shqiptarëve ndaj dy “intelektualeve” maqedonase, Tanja Karakamisheva dhe Mirjana Najçevska për numrin e shqiptarëve në Maqedoni. E para ditë më parë shkroi se shqiptarë në Maqedoni nuk ka më shumë se 16 për qind, ndërsa e dyta theksoi se “të bëhet Regjistrimi dhe të shohim nëse shqiptarët janë 20 për qind”?, shkruan gazeta KOHA.

Së fundmi, një përgjigje zyrtarë dhe e mbështetur në fakte ka ardhur nga Ridvan Ismaili, punonjës në Entin Shtetëror të Statistikës, ndërsa ka ofruar të dhëna zyrtare për lindjet e foshnjave që nga viti 1992 e deri në 2017. Ismaili ka ofruar të dhëna edhe për kurorëzimet, shkurorëzimet, mortalitetin dhe numrin e nxënësve filloristë, gjithmonë të ndarë sipas etnive.

Ja statusi i plotë i Blerim Ismailit:

“PARA FAKTEVE NUK HESHTIN VEÇ TË MARRËT

Po paraqesim disa tregues statistikor lidhur me lëvizjen natyrore të popullsisë të bashkësisë etnike shqiptare në Maqedoni, të cilat të dhëna kundërshtojnë deklaratat paushalle e zonjave të tipit, Karakamisheva e Najçevska:

Lindja e foshnjave shqiptare (1992-2017)

VITI:

1992: (34.5%)

1993: (35.1%)

1994: (35.9%)

1995: (36.1%)

1996: (36.3%)

1997: (35.6%)

1998: (36.4%)

1999: (36.0%)

2000: (36.7%)

2001: (35.6%)

2002: (36.4%)

2003: (36.2%)

2004* (31.6%)

2005: (32,1%)

2006: (32,7%)

2007: (32,5%)

2008: (31,8%)

2009: (31,4%)

2010: (32,4%)

2011: (33.9%)

2012: (34.1%)

2013: (35.1%)

2014: (33.5%)

2015: (33.4%)

2016: (33.7%)

2017: (34%)

Mesatarja (viti 1992-2017): 34.4%

*Nga 2004, me rekomandim të EUROSTAT-it, është ndryshuar metodologjia e paraqitja e të dhënave të statistikave vitale.

Ndërsa, kur jemi te mortaliteti (vdekshmëria), kemi përqindjen më të vogël nga gjithë bashkësitë etnike, pra mesatarisht shqiptarët marrim pjesë me 16.5% në nivel vjetor, ndërsa bashkësitë tjera etnike përbëjnë pjesën tjetër, 84%:

Viti:

2008: (16,7%)

2009: (16.7%)

2010: (16%)

2011: (16.4%)

2012: (16.8%)

2013: (16,8%)

2014: (15.7%)

2015: (16.6%)

2016: (16.8%)

2017: (16.9%)

Mesatarja (viti 2008-2017)= 16.5%

Për të lindurit jashtë vendit, nga viti 2004 nuk mbahet ndonjë evidenc sipas përkatësisë etnike. Por, shikuar komunat e prejardhjes së tyre mund të thuhet se shqiptarët jashtë vendit mbajnë një mesatare nga 3500 lindje brenda vitit, apo afro 85% nga numri total.

Viti:

2008: 3728 foshnje të lindura jashtë vendit

2009: 3510

2010: 3642

2011: 4012

2012: 4221

2013: 4373

2014: 4400

2015: 4632

2016: 4833

2017: 4829

Sikur të futej në numrin total të lindjeve edhe foshnjat shqiptare të lindura jashtë vendit, atëherë përqindja e shqiptarëve do arrij në mbi 42%.

Një tjetër indikator lidhur me lëvizjen natyrore të popullsisë e kemi edhe te kurorëzimet.

Viti/vitet

2008-2012: (35,7%)

2013: 33.1%

2014: 32.4%

2015: 31%

2016: 34.2%

2017: 36.1%

Mesatarja (2008-2017)=34%

Nga viti 2008-2017 kemi 34% kurorëzime nga bashkësia etnike shqiptare, ndërsa vetëm në vitin 2017 ky numër arriti shifrën 36.1%.

Dhe për fund, një indikator teje i rëndësishëm, ai i filloristëve shqiptarë. Numri (përqindja) e filloristëve shqiptarë gjatë 10 viteve të fundit:

Viti shkollor:

2007/08: (34%)

2008/09: (33.7%)

2009/10: (33.5%)

2010/11: (32.8%)

2011/12: (32,9%)

2012.13: (32.7%)

2013/14: (32.7%)

2014/15: (33%)

2015/16: (32.5%)

2016/17: (32.1%)

Mesatarja (2007/08-2016/17)= 33% nxënës shqiptarë në shkollat fillore në Maqedoni.

Pas gjithë kësaj, (natalitet: vitet 1992-2017= 34.4%, kurorëzime: vitet 2008-2017= 34%, nxënës të shkollave fillore: 2007/08-2016/17=33%), secili që mendon dhe thotë që shqiptarët janë 16.7% apo 20%, ose është manipulator ose analfabet, të tretë nuk ka”.