Ditë më parë burime brenda koalicionit “Fronti Europian” pohuan lajmin se ka pas rahje para hapjes së tubimit qendror në Kumanovë ndërmjet Arsim Hasanit dhe Elmi Azirit, funksionarë të grupacionit të Ziadin Selës.

Gjatë ditës së djeshme me anë të një postimi në profilin e tij në facebook, Arsim Hasani bënë të ditur se me Elmi Aziri nuk ka pasur zënka.

Postimi i plotë i Hasanit:

“Gjatë angazhimit tim politik disavjeçarë në skenën politike si parim kam pasur çdo herë qasjen se mendimet mund të jenë të ndryshme, por kur një mendim shëndrrohet në vendim, çdo herë i jam nënshtruar të njejtit, pasiqë këtë edhe e nënkupton demokracia.

Së fundmi aktivitetin dhe angazhimin tim politik e kam orijentuar në përkrahje ndaj Aleancës për Shqiptarët ku përpos miqve që kisha prej më parë gjeta dhe krijova edhe miqësi të reja, duke u nisur nga parimi se të gjithë që i takojmë këtij subjekti jemi edhe një familje dhe si të tillë veprojmë.
Familjen e madhe të Aelancës për Shqiptarët, me kohë filluan ta dëmtojnë individ të caktuar, fatkeqësisht në fund doli se ishin të drejtuar e të organizuar jo më pak se sa nga vet kryetari i mëparshëm që zgjodhi ikjen në vend të ballafaqimit së bashku me strukturat e tija të instaluara me vite, e që kush e din se në shërbim të kujt ishin po edhe sot në shërbim të kujt janë.
Kjo qasje dhe tentativë që të dëmtojnë Alenacën për Shqiptarët ka gati një vit që është aktuale në skenën politike lokale në Kumanovë, prej ku edhe filluan sulmet e drejtpërdrejta dhe parapërgatitjet për ate që do të pësojë më vonë.

Ishin tentativat e para që të futet përçarja, e posaçërisht kjo ishte e orijentuar në përçarjen e lidhjes së krijuar kryetar dege – nënkryetar partie, e që u prishte llogaritë e bëra por pa hanxhiun, e që do të rezultonte me sulmin definitiv që edhe kishin për qëllim që të sulmohet lideri i vërtetë i Aleancës për Shqiptarët dhe ideatori i frymës që nënkupton ky subjekt, z. Ziadin Selën.

Pas dështimit të të gjitha tentativave, së fundmi, makineria propaganduese e atyre që IKËN e dëshpëruar se nuk mundi të krijojë përçarjen e dëshiruar, ka filluar një fushatë dezinformuese se gjoja paska ndodhur përçarje, konflik po edhe rrahje në mes mua si kryetar dege dhe deputetit të nderuar dhe njëherit nënkryetar i partisë Elmi Aziri. Dezinformatë e gatuar dhe lansuar nga kuzhinat e atyre që ashtu siç edhe janë “e gjuajnë gurin, e e fshehin dorën”.

Ndjej për obligim, fillimisht ndaj aktvistëve të Aleancës për Shqiptarët, po edhe ndaj strukturave dhe qytetarëve në tërësi të demantoj këto lloj spekulime se gjoja ekziston përçarje në mes dy miqve që bashkëveprojnë në Aleancën për Shqiptarët, e aq më pak se qenkemi përleshur fizikisht.
Vizioni i liderit dhe ideatorit të Alenacës për Shqiptarët, po edhe eksponentëve të sajë nuk nënkupton sulm ndaj miqëve por nënkupton unitet dhe mbrotje të interesave të anëtarsisë po edhe popullatës në përgjithësi.

Ata që hipokrizinë e kishin në karakter dhe dirigjonin sulme dhe demolime për të nxitur konflikte e përçarje, e më pas pasiqë “suspendonin” ekzekutuesit e obligimeve të marrura, të njejtit i mbajnë afër vete, tanimë nuk janë pjesë e Aleancës për Shqiptarët, por janë bartës të disa proceseve edhe më përçarëse të cilat fatkeqësisht për popullatën shqiptare janë të veshur nën petkun e “atdhetarizmit dhe ndryshimit”.

Aleanca për Shqiptarët, dega e saj në Kumanovë, struktura e saj, përfshirë edhe mua, sot jemi të rreshtuar në Frontin Europian, kandidatin e saj të përbashkët për President të shtetit dhe Listës së përbashkët për përfaqësues në Kuvendin e vendit, ku fatmirësisht është edhe deputeti i deritanishëm dhe i ardhshsëm nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, profesori i nderuar Elmi Aziri, i cili gëzon përkrahjen e çdo një anëtari, aktivisti e përkrahësi të këtij Fronti.
I vetëdijshëm se të ballafaquar me realitetin se i pret një humbje dhe dështim dhe se nga popullata janë lexuar se në mungesë të ofertës konkrete politike, kanë filluar fushatën dhe po e përfundojnë ate me shpifje e dezinformata, ua bëj me dije se edhe ky spin i radhës nuk u kalon.

KOT E KENI.

Miqësia në Aleancën për Shqiptarët vazhdon.
Jemi një dhe jemi të përkushtuar që vendin ta shpijmë në Europë, të vetëdijshëm se kjo u pengon, por ne vazhdojmë dhe rezultatin e shpifjeve dhe dezinformatava do ta kuptoni më së miri me 24 prill fillimisht e më 8 maj përfundimisht.

Unë vazhdoj të jem mik i Elmiut, ashtu siç jam mik i çdo një anëtari dhe përkrahësi të Alenacës për Shqiptarët, përfshi edhe të qenurit mik i liderit Ziadin Sela, po edhe i koalicionit të perspektivës ndër shqiptarët – Frontit Europian”, përfundon Hasani.