Avokatja e Katica Janevës, Irena Frçkovska, në një intervistë për TV21 ka thënë se gjendja e ish-kryeprokurores speciale është përkeqqësuar.

Ajo tha se javën e kaluar Katica Janeva ka marrë edhe terapi adekuate në burg.

Frçkovska thotë se gjendja shëndetësore e Janevës nuk është e mirë, sidomos ajo psikike.

Frçkovska tha se Janeva mund të dorëzojë padi penale ndaj Këshillit të Prokurorëve Publik për shkarkimin e saj si shefe e PSP-së dhe nga Prokuroria në Gjevgjeli.

Avokatja e Janevës tha se do të kërkojnë që klientja e saj të mbrohet në liri dhe se për këtë do të japin garanci pasurinë e saj.