Një përleshje e armatosur ka ndodhur në “Xhon Kenedi” para disa minutave. Jozyrtarisht SHENJA mëson se krismave me armë automatike ‘Kallashnikov’ i ka paraprirë një zënkë mes disa personave.

Sipas dëshmitarëve okular, personi i cili ka gjuajtur me armë është arrestuar nga forcat policore.

Ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në zënkë e as motivet e përleshjes. /SHENJA/