Një përleshje ndëretnike sapo ka ndodhur në autobusin me numër 50 dhe në një autobus tjetër privat me numër 20 përballë kompleksit 26 Korriku afër Bit Pazarit, shkruan Gazeta Koha, përcjell Fol.

Informacionet e para flasin se bëhet fjalë për përleshje fizike midis grupit të tifozëve “Shvercerat” dhe “Komitët”, megjithëse policia e pranishme në vend ngjarje, thotë se nuk munden me saktësi të konfirmojnë nëse bëhet fjalë për grupe tifozësh apo nxënës të shkollës së mesme. KOHA merr vesh se bilanci i kësaj përleshje kalon 4 të lënduar rëndë ndërkohë ka të lënduar edhe në mesin e udhëtarëve të cilit në momentin kritik kanë qenë brenda dy autobusëve.

Autobusi privat me numër 20 pothuajse i ka të thyer të gjitha xhamat nga parakalimi që është munduar ta bëjë autobusi i qytetit me numër 40, ndërkohë që hetim po kryejnë krim policia e Shkupit të shoqëruar nga policë të uniformuar, nga njësiti Alfa si dhe nga njësiti për intervenim të shpejtë. Merret vesh se ka disa të arrestuar, por numri i saktë akoma nuk dihet. Autobusi privat, siç shihet, është shkatërruar nga pasqyra e autobusit të qytetit.