shkruan Abdush Demiri

Përplasjet e fundit të grupit të zjarrit me Artan Grubin po nxjerrin në pah shumë të palara të BDI-së. Deri sa kryeministri harxhonte dhjetëra mijëra euro për t`ia bë qefin vetes në rrjete sociale, Artan Grubi nga ana tjetër, po harxhojka shumë më shumë për financimin e portaleve dhe lajmeve të rrejshme.

Të ishte nxjerrë kjo e dhënë nga opozita, me siguri se do thoshin që e bën nga inati, por kur të palarat e BDI-së i nxjerrin vetë funksionarët e BDI-së kjo po që ka kuptim.

Si duket, kriza nuk ka filluar të zbutet në vendin tonë pikërisht shkaku i keqpërdorimeve të buxhetit të qytetarëve nga vet drejtuesit e pa aftë të kësaj Qeverie, edhe atë në momentin kur qytetarët po ballafaqohen me rritje të çmimit të bukës, e të mos përmendim gjësendet tjera ushqimore.

Komisioni për anti korrupsion dhe prokuroria duhen të jenë më proaktiv ndaj deklaratave publike të funksionarve, ti merr parasysh, kërkojmë që të hapin lëndë dhe të fillojnë hetime, jo vetëm për Artan Sulltanin, por për gjithë funksionarët e BDI-së dhe kësaj Qeverie të pa aftë e të korruptuar.

* Autori sekretar gjeneral i Lëvizjes BESA, postim në facebook