Një person u plagos mbrëmjen e së enjtes në Komunën e Parisit në kryeqytet, pas një përplasjeje me armë zjarri midis disa mjeteve.

Sipas policisë rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme u njoftua për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit, ku si pasojë u plagos në shpatull shtetasi me inicialet L.H 24 vjeç që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekeve.

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli hyrjet dhe daljet e qytetit ndërsa, grupi hetimor është në vendin e ngjarjes duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të saj.