Nuk ka kaluar pa kundërshtime dhe debate Kuvendi Zgjedhor i BDI-së në Strugë, ku Ramiz Merko u rizgjodh në krye të degës. Debati që pritej të zhvillohej rreth kandidaturës së Merkos, në fakt nuk ndodhi, pasi ky i fundit kishte marrë pëlqimin paraprak të kreut të partisë, Ali Ahmeti.

Debati filloi pas propozimit të emrave për kryesinë e degës, ku disa kuvendarë të pranishëm kundërshtuan dhe akuzuan se lista është bërë me porosi dhe pa konsultime me këshillat vendorë.

Më i zëshmi ka qënë djali i Sulltan Mehmetit, veprimtarit që u zhduk në vitin 2001 bashkë me shumë veprimtarë të tjerë nga ana e sigurimit shtetëror maqedonas. Asdren Mehmeti kundërshtoi mënyrën se si është përpiluar lista e kryesisë, pa kurrfarë konsultimi me këshillat përkatës. Me mendimin e Mehmetit është pajtuar edhe një kuvendar tjetër, nga këshilli vendor i Veleshtës.

Për më shumë shikoni videon më poshtë./in7.tv.