Tashmë ka nisur lëvizja e kamionëve që serbët lokalë i kishin vendosur tash e 20 ditë në rrugët në veri të vendit.

Në pamjet që i ka kapur ekipi i Klan Kosovës, shihen persona të maskuar duke i ndezur kamionët dhe mjetet tjera të rënda.

Të njëjtit edhe kanë hipur në kamionë për t’i lëvizur nga barrikada që çon në qytetin e Zveçanit.