Personat me nevoja të veçanta konsiderojnë se në vendin tonë gjendja është alarmante sa i përket qasjes së tyre në transportin publik. Elena Koçoska thotë se një pjesë e autobusëve janë të qasshëm për persona me handikap, mirëpo vetëm për ata në karrocë, por jo edhe për personat me handikap të tjerë. Megjithatë sipas saj, edhe vetëdija në shoqëri është shumë e ulët kundrejt personave me handikap.

“Përkrah asaj që nuk kanë qasje në transportin publik, duhet të theksojmë se ne në përgjithësi në shtet nuk kemi as qasje në transportin ndërmjet qyteteve. Në përgjithësi korniza ligjore nuk përshkruan standardet se automjeti duhet të jetë plotësisht i qasshëm edhe për personat me handikap, pavarësisht asaj që shteti ynë ka detyrime në përputhje me Konventën për personat me handikap, se “çdo automjet transporti duhet të jetë i qasshëm dhe duhet të plotësojë standardet”, tha Elena Koçoska- Lëvizja “Polio Plus”.

Por gjendja nuk është më mirë as në shtete e tjera të Ballkanit. Suvad Zahiroviç, nga qendra informative për personat me invaliditet që operon në Bosnje dhe Hercegovinë, thotë se shtetet e Ballkanit edhe pse kanë ratifikuar konventat ndërkombëtare, të njëjtat I zbatojnë shumë pak në praktikë.

“Në Bosnje dhe Hercegovinë situate është e ngjashme. Sepse infrastruktura rrugore, stacionet e autobusëve. Hasin shumë vështirësi deri në transportin publik dhe gjithashtu pasi largohen nga i njëjti. Ajo që është edhe më interesante, ne transportin publik nuk është i inkorporuar sistemi informativ zanor për personat e verbër apo për persona me dëgjim të dëmtuar”, tha Suvad Zahiroviç- “Lotus” qendra informative për personat me invaliditet Beh

Institucionet në vendin tonë nuk kanë shifër zyrtare të personave me nevoja të veçanta. Të vetmet të dhëna që posedojnë janë ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të të cilave personat me nevoja të veçanta përbëjnë 15% të numrit të përgjithshëm të popullsisë. /Alsat/