Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, zëvendësministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi dhe kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti kanë inauguruar sot rrugën 1 në Saraj që dërgon për në Parkun e Sarajit, që realizohet në kuadër të programit TAV me bashkëfinancim me Komunën e Sarajit.

“Jemi dëshmitarë të kësaj rruge e cila është në gjatësi prej 600 metra dhe ka kushtuar 20 milionë denarë. Gjerësia e rrugës është 6 metra, është me trotuare nga të dyja anët dhe kjo do të ndihmojë për zhvillimin e mëtutjeshëm më të mirë të Parkut të Sarajit. Ka kanalizim atmosferik dhe fekal dhe gjithashtu edhe ndriçimi rrugor është kështu dhe mendojmë se i plotësojnë të gjitha standardet e kohës që të kemi një infrastrukturë të mirë si për zhvillimin e parkut si për dobinë e qytetarëve që do ta shfrytëzojnë këtë rrugë, por edhe banorët e Krushopekut dhe Llokës të cilët e kanë rrugë të vetme që lidhen me qendrën e Sarajit”, tha Bexheti, transmeton TV21.