Shkruan Metali Alili

Të shfrytëzojm kohën e të kënaqemi, nga se kënaqësit tona zgjatin me ditë, kurse vujtjet dhe hidhërimet me dekada e shekuj.
Po nuk ka se si ndryshe, kurë në një shtet “krimi dhe hajnia” bëhen standarde morale dhe patriotike, patjetër të meremi me ta.
Ej a ndëgjove, iku Nikolla.
Ej a ndëgjove, e prangosën Sashon.
Ej a ndëgjove de prangosin edhe atë, po edhe këtë , po po edhe atë tjetrin.
A bre miqë e shokë, po a ja vlen se ?
Vuajtjet dhe përjetimet e popullit tonë nuk kompenzohen lehtë ,ata vazhdojn sot e kësaj dite në të njejtën mënyrë, veç në një formë ndryshe.

Ata ikën, por bashkë me ta iku edhe pasuria.

Kohë dimri dhe acari, drunjët e dimrit i matim me “centimetër” llogari të pa paguara, dënime plot, receta në xhepa sa të duash, edhe në barnatore si në shitore, së pari pyet për çmimin e pastaj vendos për blerjen, gjithashtu shpesh ndodhë të ndëgjojsh “vi dhe e mar më vonë” kjo e fundit si pasoj e varfëris së skajshme që na ka kaplur.

Në një shtet ku të drejtat dhe të mirat ndahen me përqindje 20%, është e rrugës që edhe hallet dhe burgjet të ndahen poashtu 20%
Mirpo, në këtë rastë jo në bazë të etnive por në bazë të hajnive, nga se jam i bindur se në pjesën ton etnike kaq hajni kemi, e tjetra u takon të tjerëve.
Po sikur ti pastronim 20% e hajnis, sigurisht se do ta fitonim qind për qindëshin e ndershmëris.
Neve nuk jemi 20 %, por jemi peng i përqindjes së hajnis, hajnis së politikës që nuk diti çka është mjaftë e çka është boll.
Kësaj radhe për hipotekat e tyre ata si duket dot na e shesin edhe pasurin e fundit të shqiptarëve në këtë shtet, e që është Gjuha dhe Identiteti, gjuhës të cilës nesër duhet të ja festojm Alfabetin, gjuha dhe identite që lindi dhe u krijua bashkë me universin.
A bre miqë e shok, ajde të fillojm të krijojm kushte që gëzimi të zgjat me vite e shekuj e mos të kënaqemi me shkuarje-ardhjen siç thot populli ” Shkoj Jonuzi erdhi domuzi”
Nuk ka turp më të madh për një “shtet të së drejtës” ku gjuha dhe identiteti mohohen në trojet e tyre.