Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.065 testime, ndërsa janë regjistruar 119 raste të reja me Covid-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve në: Shkup-53, Kumanovë-9, Shtip-4, Prilep-13, Tetovë-4, Strugë-2, Veles-1, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-6, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçan-3, Pehçevë-2, Berovë-5, Dellçev-6, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-3, Negotinë-1.

Pesë persona vdiqën, dy pacientë nga Shkupi (49 dhe 50), një pacient nga Tetova (46), një pacient nga Kumanova (63) dhe një pacient nga Prilepi (82). Të gjithë vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 13.914.