Sot me tre vite burg në mungesë është dënuar Bashkim Sula, kurse me nga 14 muaj burg Fabio Idrizi dhe Arton Sadiku.

“Ata janë dënuar me arsyetim të shkurter: Janë fajtorë. Fabio Idrizit i është vazhduar paraburgimi deri në plotëfuqizmin e aktvendimit.

Arton Sadiku është dërguar në burg shtëpiak deri në plotëfuqizimin e aktvendimit. Bashkim Sula është denuar në mungesë me tre vite burg”, deklaroi per Lajm avokati mbrojtës, Asmir Alispahiq.