Përmes një peticioni të ngritur nga qytetarët, kërkohet që gjatë Gjendjes së jashtëzakonshme në vend sa të zgjatë ajo, çmimi i rrymës për qytetarët të ulet si masë për lehtësimin e barës së qytetarëve shumica e të cilëve tashmë nuk punojnë dhe qëndrojnë në shtëpi të izoluar duke u përmbajtur rekomandimeve të autoriteteve vendore. Në këtë peticion kërkohen diku 15 mijë nënshkrime por që brenda pak kohe shifra e nënshkrimeve ka arritur mbi 13 mijë.