Më 25 nëntor 2018, pianistja Biondina Selami do ta mbajë koncertin e saj të parë recital. Ajo do të performoj veprat e kompozitorëve të mëdhej botëror siç janë Ludwig van Beethoven dhe të Frederik Chopin.

Të ftuarit e saj do të jenë Redina Bekteshi me flautë dhe Jetmir Mehmedi me kitarë, të cilët do të performojnë një duet.

Koncerti do të mbahet në sallën e fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, në orën 19.00.

Pianistja Biondina Selami ka kryer shkollën e mesme të muzikës në qytetin e Tetovës. Ajo ka marrë pjesë në aktivitete të shumta kulturore dhe muzikore dhe është duke i hedhur hapat e para drejt fillimit të karrierës profesionale.