Sot shënohen 40 vjet nga ngritja studentore në Prishtinë në formë proteste stoike kundër regjimit komunist jugosllav i cili më pas rezultoi në organizim pan-shqiptar për të thyer terrorin ndaj shqiptarëve i cili kulmoi edhe me gjenocid dhe luftë që përfundoi me triumf të shqiptarëve dhe Kosova sot gëzon pavarësinë e saj dhe performancen e një Republike demoktratike evropiane.

Ishte Rezistenca dhe idealet që u shndërruan në vepër për të qenë edhe sot udhërrëfyes për ekzistencën kombëtare si dhe betejën që sot e kësaj dite është aktuale për pastrimin final të infiltrimit deri në përmasa të kontrollit të ish sistemit jugosllav nëpër organizatat vendimmarrêse politike shqiptare.
Ajo që me qartazi dëshmon këtë betejë është lufta speciale e sistemit ish jugosllav ndaj personave kyç të shërbeses kombëtare përmes metodave të njohura të ish “ Oznës”
siç janë stigmatizimi, shantazhi, konstruksione të ndryshme për etiketim moral deri në linçim me synim të vendosjes së “figurave “ të pershtatshme “ e të kontrollura nga sistemi por të dyshimta dhe pa asnjë substancë kombëtare dhe cilësi që janë në dobi të shqiptarëve.

Është pikërisht dhe kjo lufta që kohës së fundit po zhvillohet në BDI e cila nga qarqe të mercenarëve propagues tentohet të devijohet por e vërteta është se është betejë në mes të identitetit bazë të BDI’së dhe principeve bazë kombëtare apo “ moderimit “ të partisë dhe adaptimin e saj në “vegël “ të sistemit “ si copëz” e munguar e forces socialiste maqedonase!