Një pjesë e shfrytëzuesve në rrugët “2” dhe “10” në fshatin Saraj nesër do të jenë pa energji elektrike prej orës 9 deri në orën 12.

Prej orës 8:50 deri në orën 14:50 pa energji elektrike do të jenë objektet MVM Kompani, DARS dhe Granit në rrugën drejt vendkalimit kufitar Bllacë, gurëthyeset në afërsi të fshatit Orman, objektet në qarkoren për në fshatin Orman në rrugën për në Granit, pjesa Vratnicë dhe bazat e asfaltit në afërsi të fshatit Orman.

Në periudhën prej orës 8:;50 deri në orën 9:05 dhe prej orës 14:35 deri në orën 14:50 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga “Novosellski Pat” dhe “Novo Sello”, shfrytëzuesit e fshatrave Orman, Bllacë e Poshtme dhe e Epërme, vendkalimi kufitar Bllacë, një pjesë e objekteve në “Kaçaniçki Pat”, një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Sharpllaninska”, një pjesë e shfrytëzuesve nga fshatrat Vollkovë dhe Vizbeg si dhe shfrytëzuesit e fshatit Nigishtan.

Siç informon QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak intervenimeve në sistemin elektrik.