Nga Parkingjet e Komunës Qendër (PKQ) kërkuan që institucionet kompetente të parandalojnë ndërtimin e garazhit në kate te “Automakedonija”. Nga PKQ kërkojnë të anulohen të gjitha kontratat që parcela e tokës të mbetet në emër të Republikës së Maqedonisë dhe të përdoret si një zonë parkimi për banorët e ndërtesave në afërsi. Marrëveshja për shitje të tokës kompanisë Nikofon, për të cilët nga PKQ thonë se nuk është respektuar, është lidhur në vitin 2012.