Vijon inspektimi i cili ka filluar pesë ditë më herët në Universitetin e Tetovës për plagjiatura të mundshme të disa profesorëve të akuzuar nga NIRCAU. Nga Inspektorati i Arsimit për Portalb sot theksuan se bëhet fjalë për një procedurë më të gjatë sepse ka shumë dokumente që duhet verifikuar, shkruan Portalb.mk.

Afrim Saliu nga Inspektorati i Arsimit potencoi se ky inspektim nuk ka gjasa të kryhet këto 10 ditë, ai shtoi se një pjesë e madhe e dokumenteve po përkthehen nga gjuha shqipe në atë maqedonase dhe kjo merr kohë.

Afrim Saliu, inspektorati i Arsimit.
Afrim Saliu, inspektorati i Arsimit.
“Inspektimi nga ana jonë po vazhdon dhe sapo ka filluar, është paraparë të zgjasë sepse ka shumë punë. Ka shumë dokumente të cilat duhet të verifikohen dhe sqaruar. Para 10 ditëve nuk besoj se do të kryhet, ka dokumente që duhet të përkthehen dhe përpunohen. Të gjithë profesorët e akuzuar do të kontrollohen, pastaj të tjerët, ngelet të shohim” tha Afrim Saliu, Inspektorati i Arsimit.

Ndërkaq me datë 17 mars deri te Inspektorati i Arsimit kishte arritur një ankesë për plagjiatura të mundshme të 7 profesorëve të Universitetit të Tetovës, saktësisht të Fakultetit të Mjekësisë dhe dy profesorë për shkelje të Ligjit për Arsim të Lartë.

Më datë 22 mars këta inspektorë arritën në Universitetin e Tetovës, nga atëherë, kanë kaluar pesë ditë dhe inspektimi ende vazhdon, nuk ka informacione se çfarë është zbuluar nga ana e inspektoratit deri tani.

LEXO: “Plagjiaturat”, inspektorët kanë arritur në Universitetit e Tetovës, nuk dihet sa do të zgjasë inspektimi
Në ndërkohë, hulumtuesit anonim të Nismës Intelektuale për Rritjen e Cilësisë në Arsim (NIRCAU) sot kanë paralajmëruar se ditëve në vijim do të publikojnë plagjiatura të disa profesorëve dhe mjekëve nga temat e tyre të doktoratës.

“Së shpejti do të publikohen Plagjiatura nga Profesor, Mjek Shqiptarë dhe jo vetëm nga punimet shkencore por edhe nga temat e tyre të doktoraturës” shkruajnë në “Fejsbuk”, NIRCAU.

Ndërkaq ish Rektori i Universitetit të Tetovës dhe profesor aktual, Nexhbedin Beadini, në programin “200” në Alsat M, foli në lidhje me skandalin e plagjiaturave të punimeve shkencore nga ana e disa profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës, në mesin e të cilëve u gjet edhe emri i tij. Ai nuk i pranoi akuzat për plagjiaturë dhe këtë e quan nënçmim për universitetin.

“Absolutisht jo. Nëse do t’i futemi kësaj pune, do ti futemi në përgjithësi për të parë se cila është e vërteta. Por që nuk kemi asnjëri të drejtë që ta nënçmojmë aq shumë Universitetin e Tetovës. Sido që të jetë unë jam apostrofuar, që nuk do të thotë se është e vërtet kjo, sepse një revistë që nuk ka adresë dhe emër ë ka apostrofuar”, u përgjigj Beadini në pyetjen e gazetarit nëse i pranon akuzat e revistës “Veritas”.

Këto janë punimet origjinale dhe plagjiatet nga profesorët e Fakultetit të Mjekësisë

Nexhbedin Beadini, profesor.
Nexhbedin Beadini, profesor.
Nexhbedin Beadini – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e parë të vjedhur të tij, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Klikoni KËTU për të parë hulumtimin e dytë të vjedhur nga ana e tij ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Klikoni KËTU për të parë hulumtimin e tretë të vjedhur nga ana e tij ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Beadini është nga fshati Kamjan i Tetovës dhe aktualisht i punësuar si profesor i biologjisë së qelizës dhe gjenetikës humane, në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës. Tre punime të tij, sipas NIRCAU, kanë rezultuar të jenë plagjiaturë.

Sheqibe Beadini, profesoreshë.
Sheqibe Beadini, profesoreshë.
Sheqibe Beadini – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e parë të vjedhur të saj, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Ajo është bashkëshortja e të lartpërmendurit, ajo është aktualisht e punësuar si profesoreshë e Biokimisë dhe Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Tetovës, punimi i saj, sipas hulumtimit të NIRCAU, ka rezultuar gati tërësisht plagjiaturë.

Albulena Beadini, e punësuar në UT.
Albulena Beadini, e punësuar në UT.
Albulena Beadini – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e vjedhur të saj, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Beadini është e bija e të dy personave të lartpërmendur, e njëjta është aktualisht e punësuar si asistente në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Tetovës, punimi i saj, sipas NIRCAU, ka rezultuar 100% plagjiaturë, gjegjësisht, kjo e fundit ka ndryshuar punimit vetëm emrin e shtetit nga ku e ka vjedhur punimin.

Emira Bexheti, e punësuar në UT.
Emira Bexheti, e punësuar në UT.
Emira Bexheti – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e vjedhur të saj, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Bexheti është gjithashtu e punësuar në Fakultetin e Mjeksësisë në UT, kjo e fundit ligjëron gjenetike humane dhe biologji të qelizës si asistente. Raporti i “NIRCAU” ka vlerësuar punimin e saj shkencor si të vjedhur, gjegjësisht, plagjiaturë.

Mirlind Bexheti
Mirlind Bexheti
Mirlind Bexheti – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e vjedhur të tij, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Mirlind Bexheti ishte i punësuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës, ai është asistent i lëndës Farmakologji. Sipas NIRCAU, i njëjti ka vjedhur punimin shkencor dhe më pas e ka prezantuar si të tijin. Portalb.mk mëson se ky i fundit aktualisht nuk është duke punuar në UT.

Destan Halidi.
Destan Halidi.
Destan Halidi – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e vjedhur të tij, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Haliti është i punësuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës si asistent i neurologjisë, sipas NIRCAU, punimi shkencor “i tij” realisht ka rezultuar të jetë plagjiaturë.

Ekrem Ismani.
Ekrem Ismani.
Ekrem Ismani – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e vjedhur të tij, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Ismani gjithashtu i punësuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë UT-së, ai ligjëron Transfuziologji dhe Patofiziologji, punimi i tij gjithashtu ka rezultuar të jetë plagjiaturë, sipas NIRCAU.

Portalb.mk sërish ka tentuar të kontaktojë dhe pret përgjigje nga gjithë të akuzuarit për plagjiaturë dhe për arritje në vendin e punës duke mos respektuar Ligjin për Arsim të Lartë, të njëjtit nuk përgjigjen në pyetjet tona.