48-vjeçari nga fshati Shum i Strugës, në oborrin e shtëpisë së tij është plagosur nga një plumb qorr në këmbë, përcjell Fol.

Nga MPB njoftuan se D.K. 48 është transportuar në Qendrën Mjekësore në Strugë, ku i është bërë operacion, dhe më pas është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Hetim kryen ekipet e Stacionit Policor -Strugë, ndërsa merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. /Fol/