Një person ka mbetur i plagosur në Haraçinë të Shkupit. Informatat e para nga burimet e Alsat thonë se personi është plagosur me armë zjarri. I plagosuri është dërguar për ndërhyrje të menjëhershme në Qendrën Klinike në Shkup. Policia për momentin është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit.