Koalicioni i arritur ndërmjet Lëvizjes Besa dhe Aleancës për shqiptarët për rrethin e dytë zgjedhor, ku të dy partitë do të mbështesin njëra tjetrën në rrethin e dytë zgjedhor më 29 tetor kundër BDI-së, ka shkaktuar tronditje të thellë në BDI. Sipas një burimi brenda BDI, që nuk dëshironte të identifikohej për arsye tashmë të njohura, mësohet se kacafytjet kanë arritur pikën e vlimit, e ku si fajtor kryesor i situatës së krijuar përmenden inatet personale dhe imponimi i Ramiz Merkos te Ali Ahmeti për të kandiduar si kandidat i kësaj partie për qytetin e Strugës, përkundër mospajtimit dhe kundërshtimit të shumicës së anëtarëve të kryesisë së BDI-së.

Sipas të dhënave që i solli burimi që cekëm më lartë, mësohet se katër deputët brenda BDI-së tanimë janë rebeluar dhe presin epilogun e zgjedhjeve dhe janë të gatshëm të kalojnë në anën e koalicionit të sapo formuar “Aleancës me Besë” dhe sipas të gjitha gjasave menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve pritet riformatimi i qeverisë dhe largimi i grupit kriminel të BDI-së që vazhdojnë të jenë të afërt me OBRM-PDUKM dhe në vend të tyre pjesë e qeverisë do të jetë edhe Lëvizja Besa, si pjesë e përbashkët e koalicionit të ri.