Partia Liberal Demokrate e Maqedonisë (PLD) me përfundimin e pushimit dimëror dhe me afrimin e testimit ekstern për maturantët ka reaguar duket thënë se testimi ekstern është makth për nxënësit, profesorët dhe prindërit.

“Nesër përfundon pushimi dimëror dhe vazhdon viti shkollor, ndërsa me këtë vazhdojnë dhe dëshpërimet për rreth 20 mijë maturantë, por edhe për prindërit e tyre dhe të afërmit si dhe për mësimdhënësit. Testimi ekstern, akt i pamenduar u qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja, shkakton makth të vërtetë për një pjesë të madhe të qytetarëve. E palogjikshme është vetëm pyetja me rrethim, e cila duhet të mësohet përmendësh dhe me atë të kontrollohen njohuritë e nxënësve”, thuhet mes tjerash në reagimin e PLD-së.

Nga PLD gjithashtu thonë se në Qeverinë e re, pjesë e së cilës do të jetë edhe PLD, do ta largojnë menjëherë testimin ekstern.