Një grup i anëtarëve të Plenumit të mësimdhënësve dje ka mbajtur këshill inicues për formimin e sindikatës. Këshilli ka formuar grupe të punës të cilat do ta hartojnë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e sindikatës së Plenumit të mësimdhënësve në regjistrin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Ideja për sindikatë e cila do të kultivojë transparencë në financat dhe vendimmarrje, por edhe si e tillë që do ta mbajë praktikën e plenumit të demokracisë të drejtpërdrejtë, një kohë të gjatë u shndërrua në plenum”, kumtoi Plenumi i mësimdhënësve i cili thekson se është një grup joformal i cili nga fillimi i vitit 2015 lufton për një arsim më të mirë në Republikën e Maqedonisë.

Janë formuar katër grupe të punës: për përpunimin e statutit të SPM, për përpunimin e propozim-programit për punë të SPM-së, për përpunimin e planit financiar dhe për negociata dhe regjistrim.