Çështjet lidhur me gjyqësorin dhe sundimin e së drejtës janë ndër çështjet e para që qeveria e re duhet t’i realizojë për ta kthyer vendin drejtë BE-së. Këtë mesazh e ka dërguar ambasadori holandez Valter Plomp, në intervistën javore për radion Evropa e Lirë. Sipas ambasadorit Plomp, nuk është vetëm e rëndësishme se çfarë do të ndërmerret, por edhe si do të realizohet.

Siç përmendët, evaluimi, pranimi i gjykatësve të ri, përzgjedhja, avancimi ose ndoshta edhe largimi i gjykatësve, është shumë me rëndësi që kjo të bëhet në mënyrë profesionale, transparente dhe jo partiake. Vetëm në këtë rast qytetarët e këtij vendi do të dinë pse janë marrë vendime të caktuara dhe mendoj se kjo do të ndihmojë të kthehet besimi i qytetarëve tek të gjitha institucione, që ndoshta është detyra më e rëndësishme e qeverisë – tha Valter Plomp, ambasador i Holandës në Maqedoni.
Deklarata e ambasadorit Plomp vjen në fund të javës në të cilën temat më të rëndësishme të gjyqësorit ishin puna e prokurorisë dhe fillimi i procedurës për emërimin e kryetarit të ri të prokurorisë së rregullt. Sipas raportit vjetor për buxhetin gjyqësor për vitin 2016,vitin e kaluar nuk janë kryer kontrollime sistematike për të punësuarit në pushtetin gjyqësor. Nuk janë siguruar mjete për furnizim me pajisje dhe me armë për policinë gjyqësore. Nuk është bërë mirëmbajtja e rregullt e sistemeve të ndryshme të instalimeve dhe reparteve tjera në godinën e gjyqit.

Edhe krahas konluzioneve të këtilla alarmante, vështirë mund të gjenden paraqitje publike të personave udhëheqës në gjyqësor ku e kanë kritikuar qeverinë e mëparshme se nuk i ka dhënë mjetet e premtuara për gjyqësorin. Ndërsa pikërisht për gjyqësorin ka përsëritur Plomp në intervistë, KE ka përdorur termin “shtet i robëruar”.

Alsat-M