Policia para disa minutave ka arrestuar një protestues që mori pjesë në protestën e sotme për rastin Almiri, raporton gazetari i Lajmit nga vendi i ngjarjes.

Ai është arrestuar afër Bit Pazarit, për shkak se një grup protesuesish kanë gjuajtur me gurë një autobus, kanë thënë dëshmitarë okularë, por ky version nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Është e paqartë se pse problemi është shkaktuar në pjesën shqiptare të Shkupit, kurse disa portale veçmë kanë ngritur dyshime mos ndodshta struktura të pushtetit kanë infiltruar provokatorë në radhët e protestuesve.