Zëvendësministrja shtresë e Ministrisë për Punë të Brendshme, Slavjanka Petrovska në televizionin Telma tha se policia deri tani ka dhënë paralajmërime për mosrespektim të masave për mbrojtje nga coronavirusi, ndërsa prej tani do të fillojë me masa represive.

“Secili që nuk do ta respektojë masën për vetizolim, do të dënohet në mënyrë rigoroze. Askush nuk do të kursehet”, tha Petrovska.

Ajo tha se bëhet fjalë për shëndetin publik dhe se policia ka të drejtë absolute të provojë nga liria personat që nuk do ta respektojnë masën.

“Sot u arrestua një pronar i një lokali për shkak se ka vazhduar të punojë. Dhe kjo do të intensifikohet. Nga roli parandalues që e kishim deri tani, tani do të kemi rol represiv”, tha Petrovska.