Policia nuk e ka gjetur ende ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski.

U kontrolluan disa adresa dhe Ministria e Brendshme po e kërkon atë bazuar në informacionin operativ, që e mori për vendet ku mund të fshihej gjykatësi i shkarkuar.

Pançevskit iu humbën gjurmët, pasi gjykata e Velesit i shqiptoi paraburgim 30 ditor, sepse ai nuk u paraqit në gjykatë për nëntë muaj për keqpërdorimet që bëri me sistemin AKMIS, ndërsa ishte kryetar i Gjykatës Penale.

Tani policia duhet të marrë udhëzime nga gjykata në Veles, nëse do të lëshohet urdhër arresti qendror, ose ndërkombëtar për Pançevskin.