Policia financiare do t’i hetojë konkuluzionet e Revizionit Shtetëror për parregullsitë në punën e Radio- Televizionit të Maqedonisë. Pranë arkivit të policisë është dorëzuar raporti final revizor për vitin 2017-të.

DREJTORIA E POLICISË FINANCIARE DO TË VEPROJË SIPAS SË NJËJTËS DHE NË PËRPUTHJE ME REZULTATET E FITUARA, DO TË INFORMOHET EDHE PROKURORIA PUBLIKE KOMPETENTE-INFORMOJNË NGA DREJTORIA E POLICISË FINANCIARE.

Pas informacionit të marrë, do të hapet lëndë për punë të pandërgjegjshme ndaj shërbimit publik, nga Komisioni Anti-Korrupsion, i cili po i analizon rezultatet e revizorit shtetëror. Megjithëse sot kontaktuam drejtorin e RTVM-së, Marjan Cvetkovski dhe njoftoi përgjigje për çështjet që kanë të bëjnë me lëshimet në televizion, megjithatë vendosi të mos ndajë qëndrim mbi dyshimet për punë të pandërgjegjshme. Ai, shkurt kërkoi që pyetjet për të cilat jemi të interesuar t’ia dërgojmë me SMS.

SMS për Marjan Cvetkovski – Drejtor i RTVM-së

“Cili është qëndrimi juaj lidhur me raportin e Revizionit të vitit 2017 dhe rezultatet e tij? A mund të regjistrojmë një deklaratë të shkurtër, pasi u ngrit pluhur rreth raportit. ”

Cvetkovski e mori mesazhin dhe nuk iu përgjigj telefonatave. Përndryshe , revizioni në RTVM për vitin 2017 zbuloi një sërë lëshimesh. Pikërisht drejtori Cvetkovski ka autorizuar udhëheqës sektori për të nënshkruar dokumente në emër të tij. Autorizimi për këtë ka qenë i përgjithshëm, pa u precizuar autorizimet, ndërsa dokumenti nuk ka qenë as i arkivuar. Për këtë arsye , revizioni dyshon se ekziston rrezik për punë të paligjshme. Përveç kësaj, edhe pse jo kompetent, Këshilli i Programit dhe Bordi Mbikëqyrës kanë dhanë miratim që RTVM-ja të marrë kredi bankare. Kanë urdhëruar të bëhet edhe një plan biznesi. Kanë kërkuar mbi dy milionë euro. Plani i biznesit ka qenë garanci. Paratë i kanë marrë dhe në vend që për investime, televizioni i ka përdorur për shlyerje të borxheve. Revizorët zbuluan se shërbimi publik për dokumentarë ka shpenzuar mbi 2.2 milionë euro. Për një serial janë shpenzuar nga 100 mijë deri në 400 mijë euro. Si shembull i theksojnë “Tvrdokorni” për të cilin kompanisë bashkëprodhuese i janë paguar 400 mijë euro, ndërsa revizioni ka zbuluar se në evidencën e kontabilitetit projektet nuk kanë qenë me koston reale. Në televizion ka munguar edhe një pjesë e pajisjeve – nuk dihet se ku është, kush e përdor dhe për çfarë qëllimesh./Alsat/