Policia Financiare ka ngritur padi penale kundër 11 personave fizik dhe 14 personave juridik, të cilët dyshohen se në periudhën nga 1 janari i vitit 2015 deri më 10 tetor të vitit 2019, në mënyrë joligjore kanë përfituar prona në vlerë prej 146.770.172 dhe me këtë kanë dëmtuar Federatën e Futbollit të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Ju njoftojmë se Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur padi penale në Prokurorinë Themelore Publike kundër personave I. Gj. në cilësinë e kryetarit, O. M. në cilësinë e udhëheqësit të Repartit për Financa dhe Kontabilitet dhe T.M. në cilësinë e udhëheqësit të Repartit për Gjykatës dhe Gjykime, të gjithë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e Policisë Financiare.