Prezencë e madhe policore është vërejtur që nga orët e mëngjesit te spitali në Kumanovë. Kjo prezencë ka shqetësuar banorët e kësaj pjese të qytetit, të banuar kryesisht me shqiptarë. Mirëpo burime në policinë e Kumanovës kanë thënë për Gazetën Lajm se nuk ka vend për shqetësim, por se bëhet fjalë për aksion për arrestimin e një mjeku në repartin e neurokirurgjisë më Spitalin e Kumanovës. Burimet tona thonë se ai është i dyshuar për mitëmarrje.