Tre të rinjtë shqiptarë në Veri të Italisë, të tre nën moshën 30 vjeç, u ndoqën nga policia teksa qarkullonin me shpejtësi të lartë me një “Audi A6”, që e kishin vjedhur vetëm pak orë më parë. Policia që kishte rënë në gjurmët ë tyre i ka pikasur në një aks rruge në qytetin e Pordenones.

Pas sirenave të policisë dhe thirrjeve të njëpasnjëshme për të ndaluar atyre nuk iu ka ngelur gjë tjetër veçse të vënë kryq mbi një urë makinën e tyre për t’i ndaluar. Të rinjve shqiptar nuk iu ngeli gjë tjetër veçse të braktisën Audin A6 dhe të hidhen në ujë nga ura për t’i shpëtuar kapjes.

Dy prej tyre u arrestuan menjëherë pasi nuk mundën të notonin gjatë, ndërsa patën jo pak probleme me ujin e ftohtë.
Ndërsa i treti u arrestua në pyllin atje pranë. Makina luksoze ishte raportuar e vjedhur në Treviso.

Ndjekja ndaj shqiptarëve zgjati përreth dy orë por në fund aksioni përfundoi me sukses.
Gjatë aksionit në rrugën e ngarkuar me trafik, skena u filmua nga shoferë të shumtë.