Se ka pasur të shtëna te “kafet e vogla” në Prishtinë, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Daut Hoxha, zëdhënës i PK-së ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhojat e armëve.

’Rreth orës 22:10 është raportuar për një gjuajtje me armë në Rr.’’Demokracia’’, tek kompleksi Qafa në Prishtinë. Njësitet Policiore iu kanë përgjigjur rastit menjëherë dhe në lokacion janë gjetur edhe disa dëshmi (gëzhoja) të armës. Deri në këto momente nuk është raportuar për lëndime. Përderisa bazuar edhe në informacionet e poseduara dhe dëshmitë e gjetura rasti po hetohet nga kompetentët policor’’, thuhet në përgjigjen e Hoxhës.