Edhe në nëntë muajt e kaluar të këtij viti, shkaqet më të zakonshme të aksidenteve në trafik në zonën e gjerë të Tetovës janë shpejtësia e pa përshtatur sipas kushteve të rrugës (172 aksidente), kryerja e veprimeve të parregullta (158 aksidente), mosdhënja e përparësis së kalimit (97) e kështu me radhë informon Tetovasot. Gjatë kësaj periudhe, numri i masave të marra për tejkalom të shpejtësisë maksimale të lejuar (gjithsej 5714), gjë që konfirmon vetëm se shoferët në një numër të konsiderueshëm janë të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm me veprimet e tyre në trafik kur është fjala për shpejtësinë dhe kanë ndikuar negativisht në sigurinë e përgjithshme të trafikut në zonë.
Situata është e ngjashme edhe në zonën e Gostivarit, ku në nëntë muajt e kaluar janë shqiptuar 3161 masa ndaj shpejtësisë së papërshtatshme, gjegjësisht drejtim me shpejtësi më të lartë sesa shpejtësia e lejuar, kryesisht në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë dhe rrugët rajonale përreth. Dhe madje edhe 112 nga aksidentet, përndryshe ishin rezultat i shpejtësisë së papërshtatshme, 53 për shkak të veprimeve të parregullta dhe tjera.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë vazhdon me aktivitete të vazhdueshme mbi planin e zbulimit dhe sanksionimit të shoferëve shumë të shpejtë, sepse pikërisht shpejtësia e papërshtatshme pothuajse në shumicën e aksidenteve rezultoi me pasoja shumë serioze për pjesëmarrësit e trafikut dhe me dëmtime të mëdha materiale.
Prandaj, përsëri apelohen shoferët që të mos nxitojnë pa nevojshë dhe të respektojnë kufizimet, rregullat dhe rregulloret në fuqi që lidhen me shpejtësinë e lejuar sipas Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor.TS