Policia e Tetovës ka zbardhur 12 vjedhje që kanë ndodhur në Tetovë, vepra për të cilat dyshohet se janë kryer nga 3 persona, transmeton Portalb.mk.

“SPB-Tetovë plotësisht ka zbardhur 12 vjedhje të rënda për çka do të parashtrojë kërkesë të përkatëse në bazë të nenit 236 nga Kodi Penal ndaj 2 të miturve të moshës nga 13 deri 16 në Tetovë”, raportoi Policia, duke theksuar se ata nuk kanë respektuar edhe orën policore në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal.

Ata dyshohen se nga muaji shkurt deri më 20 prill kanë hyrë dhunshëm në objektet e shitjes dhe hotelerisë në Tetovë, duke përvetësuar para dhe produkte të ndryshme.