Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (15.02.2021/16.02.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 50 persona (TE-32 GV-18), janë përgaditur urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të dekretit përkatës të qeverisë. Në këtë periudhë në rajonin Tetovë-Gostivar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për 74 persona (TE) dhe 15 persona (GV) janë përgaditë vendime tëe reja për izolim dhe janë kryer kontrolle tek 335 persona (TE-233 dhe GV-102) me vendime të tilla dhe nuk është konstatua asnjë mosrespektim i vendimeve.

ARTIKUJ QË MUND T’JU INTERESOJNËMgid

DHJAMI SHTESË NË STOMAK DHE KOFSHË DO TË ZHDUKET PËR 6 DITË!
Diet Lite

5.510 ЕВРА НЕДЕЛНО? ПРОВЕРЕТЕ ГО МЕТОДОТ ШТО ЌЕ ВИ ДОНЕСЕ КЕШ
Ripple

Mbrëmë (15-shkurt) rreth orës 21:35, zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin N.M. (48) nga Veshalla e Tetovës, objekti hotelierik i të cilit në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë punonte pas kohës së lejuar dhe në të kanë qëndruar 7 mysafirë, prej të cilëve 4 meshkuj dhe 3 femra. Objekti në fjalë është mbyll nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.
Pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes kundër personit N.M. do të përgatitet parashtresë adekuate për “mosveprimin në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”, në përputhje me nenin 206 të Kodit Penal.
Njëkohësishtë, është privuar nga liria shtetasja e Kosovës L.M. (18) e cila kishte qëndruar në objekt dhe e njëjta kishte hyrë ilegalisht në vendin tonë dhe po qëndronte e padeklaruar. E njëjta është mbajt në Stacionin Policor të Tetovës për procedura të mëtejshme.
……

Mbrëmë (16-shkurt) rreth orës 01:25, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 26-vjeçarin K.V. nga Tetovë, i cili më parë kishte sulmuar fizikisht babanë e tij L.V. (47). Gjatë sulmit, sipas raportit, ai gjithashtu kishte përdorur një mjet të mprehtë. I denoncuari K.V. është ndalua në Stacionin Policor të Tetovës dhe rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar dhe do të përgatitet parashtresë adekuate.

Dje (15-shkurt) rreth orës 16:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 34-vjeçaren L.A. nga Gjurgjevishti i Gostivarit, e cila më parë kishte sulmuar fizikisht vjehrrin 64-vjeçar, vjehrrën dhe nipin.
E njëjta është mbajt në Stacionin Policor të Gostivarit dhe kundër saj do të pasoj parashtresë adekuate.
……

Dje (15-shkurt) në ora 17:15 në SPB Tetovë është raportua se rreth orës 16:30 në një kompani në Bogovinë të Tetovës, derisa kanë kryer detyrimet e punës i punësuari J.S. (33) nga ky fshat ka pësuar lëndime fatale nga të cilat ka ndëruar jetë në vend, kurse personi S.I. (31), gjithashtu punonjës i ndërmarrjes, ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitali Klinik i Tetovës.
Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer inspektim të plotë dhe meren masat për dokumentimin e rastit.
……

Si pjesë e aktiviteteve të intensifikuara të kontrollit të Stacionit Policor të Tetovës për Sigurinë në Trafikun Rrugor, dje (15 shkurt) janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 5 shoferë që drejtonin automjete pa kaluar provimin për patentë shoferi, 2 shoferë fillestarë të cilët nuk kanë vepruar në përputhje me kufizimet ligjore, 4 automjete me regjistrim të skaduar mbi 30 ditë, dhe 6 vetura të parkuara në mënyrë të paligjshme, gjegjësishtë automjete të parkuara gabimisht të cilat janë marrë nga “shërbimi merimangë” i Tetovës. Këto dhe shkeljet tjera të ditës së djeshme janë rrumbullakosur me parashtresa adekuate.

Dje (15-shkurt) prej ora 07.00 deri në 11.00, në rajonin e SPB Tetovë është kryer një aksion kontrollues lidhur me parakalim, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuan gjithsej 20 shkelje (TE-19 dhe GV-1) numri i shkeljeve (18) i referohen vendeve ku është i ndaluar tejkalimi. Gjatë kontrollit, janë sanksionuar edhe 8 lloje të tjera të shkeljeve (TE-7 dhe 1-GV).