Profesori universitar Bajram Pollozhani, në një intervistë për Alsat-M ka folur për situatën aktuale politike në Kuvendin e Maqedonisë dhe zgjidhjet e mundshme për të dalur nga kjo situatë. Ai tha se tërheqja e ministrave të BDI-së prej qeverisë do të ishte një mesazh për prishjen e çdo koalicioni me OBRM-PDUKM-në dhe një kohësisht do të ishte zhbllokim për Kuvendin.

“Gjithë kjo ka prodhuar krizë institucionale. Rrugë dalja është vetëm në një ndërgjegjësim politik më të madh. Kjo krizë ka pasoja, për shkak se po protestohet çdo ditë në Shkup dhe qytete tjera të Maqedonis, mbi bazën e diskreditimit të Deklaratës politike shqiptare, në të cilën janë marrë vesh për të koordinuar disa pika nga programet e tyre elektorale. Ndërsa, tash jemi në një pozitë edhe pushteti lokal është jashtë sistemi, Kuvendi është jofunksional, qeveria është teknike, 1/3 e ministrave janë me mandate të çertifikuara si deputetë”, tha Pollozhani.

Ai tha se për momentin në Parlament po baltosen dhe etiketohen shqiptarët, atëherë sipas tij, deputetët shqiptarë duhet të reagojnë.

Si zgjidhje më të mirë kushtetuese ai tha se do të ishte dorëheqja e ministrave të BDI-së, do të bënte me dije prishjen e çfarëdo lloj koalicioni që BDI ka me OBRM-PDUKM-në dhe do të ishte mesazh politik.