Nje nate te acarte te 28 Nentorit te vitit 1981, ne Burgun hetueste Ohrit, Prokurori shtetetor me tha: ne rast se shpeton gjalle, nuk te ikin 15 vjet burg politik. U tha u be. Me denuan 15 vjet por me bashkim te disa veprave penale-politike, u dergova ne Burgun e Idrizoves me 13 vjet mbi kurriz.
Ne vitin 2005 me insistim te qytetareve te Struges kandidova per Prefekt. Ne valen e fushates kryetari i atehershem i LSDM Vlado Buçkovski ne Oher tha: nuk do te jete Shpetim Pollozhani kryetar i Struges. Kryetar do te jete Ramiz Merko. U tha u be.
Ne keto zgjedhje lokale, miu brejtes i trungut shqiptar Zoran Zaev tha: Ramiz Merko do te jete kryetar i Struges, u tha u be.
Shqiptaret e degjuan se çfare u kerkoi edhe Brat Lube. Mungonte vetem edhe apeli i Tarçullovskit- kasapit te Lubotenit qe piktura te jete e kompletuar.
Haraçina eshte nje pilot pojekt, Struga me UDB e mbeshteten kete projekt, mirepo, shqiptaret kane pare edhe me keq. Shume shpejt do ta marrin veten nga kjo tradheti entrashqiptare, dhe te bashkuar do ti japin fund kuislingllekut.