Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong -un, erdhi në fuqi pas vdekjes së babait të tij në vitin 2011.
 

Si udhëheqës i kombit komunist, Kim e ka vënë popullin e varfër të Koresë së Veriut në qendër të vëmendjes botërore për testimin e bombave bërthamore, provave të raketave dhe madje edhe për sulmet kibernetikt ndaj “Sony Pictures” në vitin 2014.

Por paraja nuk është një nga shqetësimet e tij, raporton “International Business Times”.

Kim është vlerësuar të ketë një pasuri prej 5 miliard dollarësh dhe shumica e parave të tij gjenden në llogari bankare të vendosura në të gjithë botën.

Lajmi është bërë i ditur nga i famshmi “Worth Net”, një faqe interneti që gjurmon pasuritë personale të figurave publike.

Hetimi thotë mbi 200 llogari bankare të Koresë së Veriut janë të lidhura me eksportet e drogës, parave të falsifikuara dhe armëve të shkatërrimit në masë. Shumica e llogarive të Kim Jong-un janë gjetur në Amerikën Qendrore, Evropë dhe Azi.